Që në momentin e parë që dy banoret e shtëpisë së Big Brother Vip 3, Ledjona dhe Roza, u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e kuptuam se nuk do të shkonin mirë me njëra-tjetrën. Gricjet, përplasjet kanë vijuar çdo ditë mes dy banoreve, ndërkohë dje mund të themi që i vendosën kapakun!
Ka qenë Roza ajo e cila i është drejtuar Ledjonës duke i thënë se vogëlushen e saj e ka bërë pa dashuri dhe është një person i cili është rritur pa ngrohtësi.
Kjo deklaratë e ka prekur gazetaren e cila ia bëri të qartë që vajza e saj është fryt i dashurisë, mirëpo moderatorja dhe “show-girl” i ekraneve shqiptare vijoi t’i thotë se nëse do të ishte kështu atëhere ajo nuk do të ishte divorcuar nga babai i vajzës së saj.
Pjesë nga debati:
Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se ti thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë aë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri
Roza: A je me personin që ke bërë?
Ledjona: Ç’rëndësi ka?
Roza: Aaaaaaa
Ledjona: I bie që është bërë pa dashuri
Roza: Kshu i bie që do kisha bërë edhe unë fëmijë
Ledjona: I bie që edhe ti pa dashuri je bërë?
Rozaa: Jo unë jam bërë me dashuri
Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri
Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë
Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb