
Tayna dhe ish-menaxheri i saj Rinor Hykolli, kanë pasur një përplasje mes tyre, e cila shkoi deri aty sa dyshja të ofendonin tjetri-tjetrin në rrjete sociale.
Kjo ndodhi pasi Rinori ia fshiu këngën më të re që ajo publikoi “Si ai”, duke pretenduar që ajo e bëri këtë pas shpinës së tij.
Rinori gjithashtu shprehej se Taynën e ka marrë në rrugë dhe e ka bërë yll, ka investuar në të dhe ajo ka bërë gjëra ‘tinëz’, pas shpinës së tij.
Tayna/Instastory
Pas gjithë këtyre ngjarjeve, Rinori vjen me një postim në InstaStory, duke deklaruar se ai dhe Tayna ka ndarë rrugët e tyre.
Në postim thuhet: “Kemi pasur këtë rrugëtim bashkë edhe si çdo rrugëtim tjetër edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të këqijat, të dy kemi pas sukses së bashku”.
Më tutje ai shtoi: “Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment do të vazhdojmë tutje rrugëve tona, secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjitha të mirat”.