Lajme

Vakanca nga Arben Ahmetaj, KQZ i jep mandatin e deputetit Plarent Ndrecës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë mandatin e deputetit Plarent Ndrecës.

Ndreca merr mandatin e Arben Ahmetajt pasi ky i fundit bëri 6 muaj pa shkuar në Kuvend, më datë 6 Janar 2024, mandati i tij përfundoi dhe i kalon kandidatit pasardhës në listë.

Kandidatja pasardhëse në fakt ishte drejtuesja Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, e cila refuzoi të marr madatin e deputetit, duke i kaluar kështu Ndrecës.

Pak ditë më parë Ndreca tha se do e pranonte me nder detyrën si deputet.

Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet këtë të hënë për të verifikuar edhe zyrtarisht vakancën për mungesën mbi 6 mujore të deputetit Arben Ahmetaj dhe më pas do të vijojë procedurat përkatëse.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo