ShowBizzz

Valentin Veizi i “përvishet” Kushtës dhe Shuteriqit: Ju profesorë votuat kështu?

Kompozitori Valentin Veizi ka shpërthyer me kritika ndaj anëtarëve të jurisë së Festivalit të 62 të Këngës.

11 anëtarët e Jurisë së këtij edicioni ë të kryesuar nga kompozitori dhe autori Shpëtim Kushta bënë përzgjedhjen e tyre në një garë me 31 pjesëmarrës. Fitues i çmimit të parë u shpall artisti nga Kosova Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.

 Çmimi i dytë i Festivalit u fitua nga Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa këngëtari Shpat Deda fitoi çmimin e tretë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.

Me sa duket kompozitori nuk është dakord me vlerësimin e jurisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Veizi shprehet i revoltuar për rezultatin e Festivalit.

Në shkrimin e tij Veizi i adresohet veçanërisht anëtarëve të jurisë: Zana Shuteriqit dhe Shpëtim Kushtës.

Sipas Veizit juria nuk ka votuar me kriteret e muzikës që mësojnë ndër vite studentët në auditorët e Akademisë së Arteve.

Veizi shkruan në Facebook se përgjegjësia e profesorëve si Zana Shuteriqi dhe Shpëtim Kushta si profesorë është tejet e domethënëse dhe e rëndësishme në këtë moment kritik për këngën shqiptare.

Sipas Veizit muzika në Shqipëri po “pushtohet” nga “amatorë të pa talentuar dhe persona lepijnë “kockën” qe u ka hedhur pushteti!”.

Për këtë arsye Veizi thotë se profesorët duhet të kishin vlerësuar me kritere dhe parime sipas standarteve të larta të këngës. Për Veizin vota e jurisë po orienton të rinjtë e të rejat në drejtim të gabuar të shembujve të muzikës.

Në këtë edicion juria e Festivalit të Këngës përbëhëj nga: Aleksandër Gjoka, Indrit Mesiti, Adelina Ismajli, Fitnete Tuda, Elena Kadare, Natasha Lako, Anila Aliu, Shpëtim Kushta, Victor Van Vought, Zana Shuteriqi dhe Shkumbin Ahmetxheka.

Postimi i plotë

Vertet Zana Shuteriqi! vertet Shpetim Kushta! VERTET !! Cfare doni tu thoni studenteve tuaj kompozitore ne auditoret e Academise se Arteve me vleresimin tuaj? Po i thoni atyre qe ky eshte modeli i kenges Shqiptare te cilet ata duhen te ndjekin,te mesojne e te frymezohen? Atehere neve te tjereve na paskeni mesuar gabim!!

Pergjegjesia juaj profesore te nderuar, mendimi juaj, fjala juaj, vota juaj eshte shume domethenese ne kete moment kaq te rendesishem te degradimit qe po i behet kenges Shqiptare nga diletante e amatore te pa talentuar apo drejtues e aparatcinjte qe jane duke lepire “kocken” qe u ka hedhur pushteti!

Megjithe respektin e madh per ju ish profesore te nderuar, si ish studenti juaj, ne koke me vertitet dilema: VERTET EDHE JU!!!

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb