Valeri ka diskutuar eksperiencën e tij në “Ferma VIP” me Çiljetën, gjatë një bisede me të në oborr.
Ndonëse pretendonte që të shpallej fitues, ai theksoi se nuk është mërzitur apo penduar për ecurinë që ka pasur në këtë format.
Ai tha se nuk ka asnjë peng, por përkundrazi, theksoi se e ka shijuar të gjithë eksperiencën
“Nuk kam asnjë peng. Nga njëra anë është një ecuri që nuk kthehet mbrapsht, nga dita e parë deri në ditën e sotme nuk kam asnjë peng. Çfarë ka qenë për mua e kam shijuar”, tha ai.