ShowBizzz

Valeri u dërgua për në spital, çfarë i ndodhi fermerit?

Një prej konkurrentëve të “Ferma VIP” është dërguar në spital. Ai nuk është ndjerë mirë brenda fermës dhe ka kërkuar ndihmën e mjekëve.

Bëhet fjalë për Valerin i cili pas vizitës iu bë me dije se kishte këputur mish gjatë lojës me volejboll.

Tani fermeri është në gjendje shëndetësore të mirë dhe në spektaklin e sotëm i pyetur nga moderatorja Fjoralba Ponari, Valeri shprehet:

“Ditën e djeshme nuk po e duroja dot më dhe dihet qartë që nuk kam vrapuar këto kohë.

Edhe kur kollitesha sikur më therrte, më ndalonte frymën. Kur e prek me dorë më dhemb. Uroj të jetë sa më e lehtë. Ndihem më mirë”, tha Valeri.