Vali Corleone është paraqitur sot në Gjykatë, ku po mbahet seanca gjyqësore lidhur me rastin në të cilin ai akuzohet për shitblerje të narkotikëve.
Gjatë seancës, në sallë është parë edhe e dashura e tij, e cila është shfaqur e shqetësuar teksa ndiqte zhvillimet e procesit gjyqësor.
Sipas pamjeve nga seanca, si Vali Corleone ashtu edhe avokati i tij kanë kërkuar mirëkuptim nga trupi gjykues, duke paraqitur argumentet e mbrojtjes.
Procesi gjyqësor është ende në zhvillim, ndërsa përfundimi i çështjes do të varet nga vendimi i Gjykatës, shkruan Kosovarja.

