ShowBizzz

Vali dhe Anita së shpejti prindër?

Zhvillime të reja vijnë rreth Vali Corleones dhe partneres së tij, Anitës, pas disa ditësh aludimesh në rrjetet sociale. Së fundmi, një video ku Anita shihej duke i shërbyer kafen e mëngjesit Valit ngjalli dyshimet te ndjekësit se ajo mund të ishte liruar. Megjithatë, situata reale është krejtësisht ndryshe.

Vetëm një ditë më parë, Vali publikoi një tjetër video ku shfaqej mjaft i prekur. Ai tregoi se qeni i tyre, Safari, po e vuan aq shumë mungesën e Anitës saqë kjo gjendje mund t’i rrezikojë jetën. Gjatë këtij reagimi, ai shprehu hapur edhe revoltën e tij ndaj vendimit të gjykatës, e cila ia refuzoi përfundimisht kërkesën për lirim.

Pavarësisht kësaj situate, një lajm i rëndësishëm ka ardhur për çiftin. Në një komunikim të drejtpërdrejtë gjatë ditës së sotme me Prive By Liberta Spahiu, Vali ka konfirmuar lajmin se Anita është shtatzënë.

Sipas tij, kjo e re i është kumtuar përmes një telefonate direkte nga ambientet e burgut. Vali theksoi se do të dëshironte që këtë moment ta përjetonin jashtë atyre mureve, por e ka pranuar situatën duke u shprehur se “kjo është jeta”. Tashmë mbetet për t’u parë se kur do ta rifitojë Anita lirinë për të kaluar këtë periudhë pranë partnerit të saj

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Prive by Liberta Spahiu (@prive.libertaspahiu)

Të Ngjashme