Lajme

Vangjush Dako në kërkim të lirisë, rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako vijon bejën nëpërmjet avokatëve në kërkim të lirisë.

Bëhet me dije se Dako kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO që e la në burg, dhe ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë, ku kërkon të dalë nga burgu dhe të përfitojë nga një masë më e butë sigurie. Më herët ish-kryebashkiaku socialist kërkoi lirinë në Apelin e GJKKO, por kërkesa u refuzua duke mbetur kështu në qeli.

Kujtojmë që Dako është arrestuar më 6 qershor, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”  në dy raste. Dako akuzohet se bashkë me drejtuesin e Urbanistikës në Bashki dhe topografët, kanë zbardhur një leje 4 vite pasi pallati ishte ndërtuar.

Objekt hetimi, në kuadër të këtij procedimi, kanë qenë dy fakte penale, dhe më konkretisht procedura e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe plotësimi i dokumentacionit të tij deri në regjistrimin e pasurisë.

Si dhe procedura e prokurimit Shërbim Konsulence për sigurimin e projektit “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila” me fond limit 21.000.000 lekë me T.V.SH.