Lajme

Varhelyi: Të ulim tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës, të rikthehet dialogu

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi në një konferencë për mediat nga Tirana ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’ i rikthehen dialogut.

Gjithashtu, diplomati europian theksoi se qëndrimi i BE ka qenë shumë i qartë dhe fillimisht duhet të kemi një ulje të tensioneve mes Beogradit dhe Serbisë. Ndër të tjera, Varhelyi ka dënuar sulmin në Kosovë dhe se autorët e sulmit ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duhet të përballen me drejtësinë.

 “Mendoj se qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë. Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë ata në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësie, autoritete serb të bashkëpunojnë me BE-në në lodhje me këtë çështje”, tha ai.