Avokati Arianit Koci ka reaguar pas arrestimeve dhe zbulimin e varrezave në Zubin Potok, duke ngritur dyshime për fatin e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Koci ka theksuar se po dalin në dritë dëshmi që lidhen me krime të rënda të kryera gjatë luftës.
Postim i plotë:
Në veri të Kosovës po dalin në dritë dëshmi për krime monstruoze.
Pasi shteti shtriu autoritetin atje, në Zubin Potok u zbuluan dy varreza masive me mbetjet e 11 personave. Po hetohet edhe një lokacion i tretë.
Dyshohet se mbetjet mund t’u përkasin 23 intelektualëve të rrëmbyer në Mitrovicë, më 19 prill 1999.
Një meritë duhet t’ia njohim Albin Kurtit: nuk u tërhoq përballë presionit.
E tash, pyetja është:
A ka lidhje insistimi i Serbisë për veriun edhe me fshehjen e krimeve të luftës?
