ShowBizzz

Vdekja e aktorit të “Friends”/ Një i arrestuar, në trupin e Matthew Perry u gjet sasi e lartë ketaminë

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arrestuar një person në lidhje me vdekjen e aktorit të serialit ‘Friends’ nga mbidoza e ketaminës përgjatë vitit të shkuar.

Kjo është ajo çfarë raportojnë mediat ndërkombëtare të cilat thonë se citojnë burime zyrtare. Sipas këtyre mediave në trupin e aktorit ishte gjetur një sasi aq e madhe ketaminë sa mund të përdorej si anestezi për një ndërhyrje kirurgjikale.

Matthe Perry u gjet i pajetë brenda vaskës në shtëpinë e tij më 28 tetor të vitit të shkuar.

Departamenti i Policisë në Los Angelos dhe Administrata e Barnave dhe Ilaçeve deklaroi në muajin maj të këtij viti se po kryenin një hetim të përbashkët penal.

Sipas këtyre dy institucioneve ishte e pakuptimtë se përse në recetën e e medikamenteve që merrte ylli i serialit ‘Friends’, kishte një sasi kaq të madhe ilaçesh.

Sipas rezultateve të Biopsisë Matthew Perry në kohën kur humbi jetën po përdorte një terapi me infusion ketamine që e ndihmonte atë të trajtonte ankthin dhe depresionin./abcnews.al