Lajme

Vdekja e Alexei Navalny, ekipi tij akuzon Rusinë për fshehjen e trupit

“Tani është e qartë se vrasësit duan të mbulojnë gjurmët e tyre dhe për këtë arsye nuk po e dorëzojnë trupin e Alexeit, duke e fshehur atë edhe nga nëna e tij”.

Me këto fjalë, ekipi i Alexei Navalny , me një postim në Telegram, akuzon autoritetet ruse se nuk e kanë dorëzuar trupin e tij të pajetë “sepse nuk duan të dihet metoda që përdorën për të vrarë Alexein” .

Misteri mbi trupin e Navalny vazhdon teksa autoritetet ruse kanë dalë në përfundimin se lideri i opozitës ruse nuk ka vdekur nga një akt kriminal, por nga “Sindroma e Vdekjes së Papritur”.

Megjithatë, kur nëna e tij shkoi në morgun e burgut në Siberi për të marrë trupin e tij, ajo zbuloi se nuk ishte aty. Madje Ludmila Navalny, nëna e Alexei tha se kur kishte pyetur se ku ishte trupi i të bërit, askush nuk i ishte përgjigjur.

Me cilësimin e Alexei Navalny si “ekstremist” nga shteti rus, kushdo që demonstron për të, ose që tregohet se ka pasur ndonjë lidhje me të, rrezikon të arrestohet. Shumë qytetarë dolën për demonstrata në rrugë për vdekjen e Navalny, dhe kjo bëri që më shumë se 400 rusë në 36 qytete për demonstrata pas vdekjes së Navalny.

Midis tyre, në Shën Petersburg u arrestua një prift, i cili njoftoi se do të bënte një varrim për të ndjerin.

Në Rusi, ku edhe prifti që do të varros liderin e opozitës është në telashe, ndoshta është e arsyeshme që kundërshtarët e Vladimir Putinit të kenë frikë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo