Lajme

Vdekja e bashkëshortes së Alban Hoxhës, Gjykata e Apelit merr në shqyrtim çështjen

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm të Tiranës ka marrë në shqyrtim dosjen e Dorjana Hakës, të ndjerës që u nda nga jeta në vitin 2014. Ish bashkëshortja e portierit Alban Hoxha, pati komplikacione menjëherë pas lindjes duke humbur jetën një ditë më pas.

Vdekja e 25-vjeçares tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa familje akuzonte mjekët për pakujdesi dhe neglizhencë gjatë operacionit.

Sot, mediet bëjnë me dije se nëna e Dorjana Hakës ka deklaruar se ka besim te organet e drejtësisë duke i bërë thirrje atyre të mos zvarritet më gjyqi. Dy mjekë të maternitetit “Kiço Gliozheni” janë të pandehur për vdekjen e ish bashkëshortes së Alban Hoxhës, e cila solli në jetë Bekimin e vogël, por humbi vetë jetën vetëm disa orë pas lindjes.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo