Lajme

Vdekja e nxënësit në Ferizaj, Aliu: Pesha e dhembjes është e rëndë

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Ferizaj, ku një nxënës i Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” humbi jetën pasi pësoi arrest kardiak.

Aliu ka shprehur pikëllim të thellë për rastin, duke thënë se humbja e një jete në moshë të re është tronditëse dhe e vështirë për t’u përshkruar me fjalë.

“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit… një jetë në fillet e saj që u shua në lulëzim. Pesha e dhembjes është e rëndë, fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin”, ka deklaruar ai.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, mësimdhënësit, nxënësit dhe bashkëmoshatarët, duke iu uruar forcë për përballimin e kësaj humbjeje.

Arresti kardiak, dyshimi i parë për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar në shkollë

Të Ngjashme