Lajme

Vdekja e vogëlushes zbeh ditëlindjen e Arbër Hajdarit, prej vitesh nuk feston

Arbër Hajdari ka mbushur 30 vjeç, por ndryshe nga të gjithë të cilët me zor presin festimet e ditëlindjes ai prej vitesh ka vendosur që të mos e festojë.

Për këtë ka dhe një arsye mjaft të fortë dhe prekëse. Një nga vogëlushet, Elsa, për të cilat është përpjekur aq shumë që të triumfonte ndaj sëmundjes, ndërroi jetë. Që nga ai moment Arbëri vendosi që të mos festonte ditëlindjen e tij.

“Arbëri dje ka festuar 30 vjetorin festuar është fjalë e madhe se Arbëri ka disa vite që nuk e feston ditëlindjen pasi një nga vajzat e vogla që ndihmonte Elsa u nda nga jeta nga një sëmundje. Pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të Arbërit Elsa nuk ja doli dhe Arbëri që atëhere vendosi që të mos e festonte ditëlindjen”, tha Ledjoni, teksa më tej i transmetoi atij dhe një mesazh nga vëllai i vogëlushes Elsa.

Ai i kërkoi Arbërit që të festojë ditëlindjen me vajzën e tij të mrekullueshme, pasi kjo do të ishte dhe dëshira e motrës së tij.

“Elsa do dnte gjithmonë që ta festojë ditëlindjen me vajzën tënde të mrekullueshme”, tha ai, teksa Arbëri gjatë gjithë kohës s’po mbante dot lotët.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo