Lajme

Vdekja tragjike e pjesëtarit të FSK-së, Kica-Xhelili: Paga e ulët e ushtarit tonë e detyroi të punojë punë tjetër shtesë

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar në lidhje me ish-ushtari i UÇK-së dhe pjesëtarit të FSK-së, ku vdiq në vend të punës si ndërtimtar.

Kica-Xhelili, përmes një postimi në facebook, u shprehë që kjo vjen si pasojë e e dy dështimeve të qeverisë aktuale.

“Dështimi i parë: paga e ulët e ushtarit tonë që e detyroi atë të punojë punë tjetër shtesë. E dikujt që i gatshëm që jetën t’ia jap atdheut, e “dha” për mbijetesë.

Dështimi i dytë: siguria në vend të punës, zero. Pagat e ndërtuesve, të tmerrshme. Rrezikshmëria tejet e lartë”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Tutje ajo ka thënë se qeveria mund të shëtisë lart e poshtë jashtë Kosovës, por nuk do t’ia mbulojë kurrë turpin e dështimeve fatale në Kosovë.