ShowBizzz

Vdes aktori i “Game of Thrones”

Ka vdekur Ian Gelder.

Aktori, i njohur më së shumti për rolin e Kevan Lannister në Game of Thrones, vdiq në moshën 74-vjeçare të hënën, më 6 maj.

Ai vdiq pas një beteje pesëmujore me kancerin.

“Me trishtim të madh dhe një zemër të thyer në miliona pjesë po e lë këtë postim për të njoftuar vdekjen e bashkëshortit tim të dashur dhe partnerit të jetës, Ian Gelder.

Ian u diagnostikua me kancer”, shkroi burri i tij, Ben të martën, më 7 maj në Instagram së bashku me një selfie të tij dhe Ian nga Krishtlindjet e kaluara.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ben (@bendanielsss)