ShowBizzz

Vdes aktori kosovar Lulzim Rexha

Ka ndërruar jetë, aktori kosovar Lulzim Rexha.

Ai ishte diagnostikuar me kancer dhe ishte trajtuar në një klinikë në Gjermani.

Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet në Kaçanik.

Rexha për shumë vite ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, teatrale por edhe aktivitete të ndryshme publike. Ai po ashtu ka qenë pjesë e projekteve teatrale, ku ka luajtur role të ndryshme nëpër shfaqje të cilat janë prezantuar në Kosovë, rajon, Evropë e madje edhe SHBA.

TS Poll - Loading poll ...

 

Â