Lajme

Vdes Bastri Dubova, kandidat për deputet

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane,Bastri Dubova, kandidat për deputetka vdekur.

Lajmi është bërë i ditur nga Veton Berisha, kryetar i partisë.

“Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z.Bastri Dubova , aktivist kombëtarë, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit!”, ka shkruar ai në Facebook.

Berisha ka bërë të ditur se varrimi i Dubovës do të bëhet sot nga ora 12:00 në fshatin Medvec Komuna e Lipjanit.

Ai poashtu ka njoftuar se kjo parti sot ka anuluar të gjitha aktivitetet partiake.




Të Ngjashme