Ka vdekur këngëtari dhe muzikanti, Eric Carmen.
Artisti i cili ishte frontmeni i “Raspberries”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar gruaja e Eric, Amy, përmes një deklarate të postuar në faqen zyrtare të këngëtarit.
“Me trishtim të jashtëzakonshëm ndajmë lajmin rrëqethës për ndarjen nga jeta të Eric Carmen. Ericu ynë i ëmbël, i dashur dhe i talentuar ndërroi jetë në gjumë, gjatë fundjavës. I solli gëzim të madh të dijë se për dekada, muzika e tij preku kaq shumë dhe do të jetë trashëgimia e tij e qëndrueshme. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes ndërsa vajtojmë humbjen tonë të madhe”, tha Amy në deklaratë.