Këngëtari i njohur grek, Vasilis Karras, është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare. Artisti i shumë hiteve vuante prej dy vitesh nga sëmundja e kancerit, betejën me të cilën nuk mundi ta fitojë.
Së fundmi këngëtari grek u infektua me Coronavirus dhe ishte shtruar në spital. Një goditje në tru ishte fatale për Karras që mbylli sytë përgjithmonë në orën 17:00 të 24 dhjetorit.
Ndër këngët më të famshme të tij janë: “Den Pao Pouthena”, “Nychta Kselogiastra”, “Erhomai” dhe “Gia Afto Stasou”.
Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës, ndërsa në moshën 10-vjeçare shkoi me familjen në Selanik.
Në vitin 1969, në moshën 16-vjeçare, ai bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut.
bal