Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Dalip Limanit, një nga figurat më të respektuara në fushën e mjekësisë dhe kirurgjisë në Kosovë.
“Gjatë karrierës së tij të shquar, ai la gjurmë të pashlyeshme në mjekësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar jo vetëm me aftësitë e tij të jashtëzakonshme si kirurg, por edhe me përkushtimin e tij për edukimin dhe udhëheqjen e gjeneratave të reja.
Ai ishte një mjek i përkushtuar dhe një shembull i madh humanizmi” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Sipas SHSKUK-së, puna e tij do të mbetet një trashëgimi e çmuar për komunitetin mjekësor dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe bashkëpunojnë me të, teksa u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij.
Varrimi i profesor Dalipit do të bëhet të mërkurën në ora 13:00, në varrezat e Prishtinës, në lagjën Arbëria.
ks