Një 19-vjeçar nga fshati Ramja i Vitisë, që jetonte në Francë ka humbur jetën në një aksident komunikacioni.
D.E ëshë aksidentuar në Milano, rrugës për në Kosovë.
Sipas njoftimit të Këshillit të Fshatit Ramjan, më 21 korrik 2026, D.E. ishte nisur së bashku me familjen nga Franca për në Kosovë, për të kaluar pushimet dhe për të festuar ditëlindjen e tij.
Gjatë rrugës, në afërsi të Milanos në Itali, automjeti që drejtohej nga ai u përfshi në një aksident me një veturë tjetër.
Pas përplasjes, 19-vjeçari u dërgua me urgjencë në një spital të zonës, ku për disa ditë luftoi për jetën, por që fatkeqësisht nuk ia arriti të jetonte.
