Ka ndërruar jetë Benji Gregory, aktori më i njohur për rolin e tij në serialin “Alf”, raporton TMZ.
Ai ishte 46 vjeç.
Ylli amerikan u gjet i vdekur në makinën e tij në parkingun e një banke në Arizona.
Supozohet se e ka zënë gjumi në makinë dhe se ka vdekur nga nxehtësia.
Gjegjësisht, në ato ditë, derisa aktori ishte duke qëndruar në Arizona, ishte rreth 42°C.
Në automjetin me aktorin u gjet qeni i tij Hans, i cili gjithashtu vdiq. Shkaku i vdekjes së aktorit është ende duke u hetuar.
Motra e madhe e aktorit, Rebecca, tha për TMZ se Benji luftonte me depresionin dhe çrregullimin bipolar dhe vuante nga pagjumësia.
Për shkak të kësaj, ka qenë zgjuar për ditë të tëra.
Benji Gregory luajti djalin Brian Tanner në serialin “Alf” nga 1986 deri në 1990.
Seriali “Alf” u transmetua nga viti 1986 deri në 1990, me një episod special të transmetuar në vitin 2004
ks