Lajme

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e shquar e radios

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të Astrit Dushi, i njohur edhe si Astrit (Agron) Dushi, në moshën 55-vjeçare.

Dushi ishte një profesionist i përkushtuar i fushës së mediave dhe një nga zërat më të njohur të radios në Kosovë. Gjatë karrierës së tij, ai kontribuoi në disa media të rëndësishme, si Klan Kosova FM, Radio KFOR, Radio Prishtina dhe Radio Paper, duke lënë gjurmë të rëndësishme në gazetarinë radiofonike në vend.

Në reagimin e tyre, AGK u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit, duke theksuar se kontributi dhe kujtimi i tij do të mbeten gjithmonë pjesë e çmuar e medias në Kosovë.

Të Ngjashme