Lajme

Vdes një person në Drenas, trupi dërgohet në IML për obduksion

Një person ka humbur jetën të enjten në Drenas, në rrethana që ende nuk janë bërë të ditura dhe të cilat po hetohen nga organet kompetente.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar fillimisht si alivanosje e një personi të gjinisë mashkullore.

Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është alivanosur. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Të Ngjashme