Një person ka vdekur në Mitrovicë të Jugut pas rënies nga kati i katërt i një ndërtese të dielën
Sipas Policisë së Kosovës shkaqet e rënies ende nuk dihen, ndërsa që rasti po hetohet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
