Një punëtor rreth 62-vjeç, ka vdekur të hënë në Prizren pasi dyshohet se ka rënë nga kulmi i një shtëpie nga një lartësi prej 8 metra.
Policia ka bërë të ditur se vdekjen e punëtorit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa është arrestuar punë-kryesi.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punë-kryesi ku ka ndodhur rasti, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet nga Policia.
