ShowBizzz

Vdes reperja 26-vjeçare

Reperja amerikane, Enchanting, është gjetur e vdekur disa orë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i grupit “1017 Records”, reperi Gucci Mane.

Enchantingi, emri i vërtetë i së cilës ishte Channing Nicole Larry, vdiq në moshën 26-vjeçare.

Ditët e fundit, ajo ishte duke u trajtuar në spital, për mbidozë të narkotikëve, raporton Indeksonline.

Ditën e hënë qarkulluan lajme mbi vdekjen e saj, për tu konfirmuar më pas nga Gucci Mane, mbrëmë vonë.

“Shumë i mërzitur që më duhet t’i them pushofsh në paqe një zonjeje të re kaq të mirë, një ylli të vërtetë. Do të na mungosh të gjithëve Chant” shkroi Gucci Mane.

26-vjeçarja nga Teksasi ishte tëjet aktive në muzikë vitin e kaluar, teksa ka kohë që s’ka publikuar ndonjë projekt të ri.



ks