ShowBizzz

Vdes stilisti i famshëm i modës, Valentino

Ka ndërruar jetë sot në Romë, në moshën 93-vjeçare, stilisti me famë ndërkombëtare Valentino Garavani.

Ai ishte formuar pranë stilistëve të njohur francezë dhe që nga fillimi i viteve ’60 kishte nisur të krijonte vetë veshje me finesë unike në Qytetin e Përjetshëm, Romën, e cila në atë kohë ishte një pikë referimi ndërkombëtare për modën e lartë.

Valentino Clemente Ludovico Garavani, i njohur edhe si Valentino, i lindur në Voghera më 11 maj 1932, u nda nga jeta sot në banesën e tij në Romë. Funerali i tij mbahet të premten.

Bashkëpunëtori i tij i ngushtë dhe partneri i jetës, Giancarlo Giammetti, pati një rol kyç dhe vendimtar në suksesin e karrierës së tij.

Mes klienteve të tij kanë qenë, ndër të tjera, Elizabeth Taylor, Sophia Loren, Jackie Kennedy dhe Julia Roberts.

Valentino arriti të krijojë edhe një nuancë karakteristike dhe shumë të dallueshme të së kuqes, e njohur në mbarë botën si “e kuqja Valentino”.

Moda italiane, pas ndarjes nga jeta të Giorgio Armani, humbet sot perandorin e saj të fundit.