Merr fund lufta e aktores së Beverly Hills. Shannen Doherty u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare.
Ajo e bëri vazhdimisht publike historinë e saj dhe betejat e njëpasnjëshme me kancerin.
Grupi i famshëm i “Beverly Hills” humbi sot edhe Shannen Doherty, pas Luke Perry-t.
Fati i keq ndoqi aktorët e serialit të viteve ’90.
“Të hidhëruar konfirmoj ndarjen nga jeta të aktores Shannen Doherty. Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën e saj me kancerin pas shumë vitesh duke luftuar,” tha publicistja e Doherty, Leslie Sloane në një deklaratë për People.
Ylli i Beverly Hills 90210 u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 2015. Në vitin 2017, Doherty zbuloi se kanceri ishte rikthyer sërish.
Edhe pse aktorja tha se ishte e vetëdijshme për diagnozën e saj, ajo e mbajti të fshehtë nga kasti pas vdekjes së papritur të aktorit të saj Luke Perry në mars 2019 në moshën 52-vjeçare.
Në nëntor 2023, Doherty zbuloi se kanceri ishte në fazën 4 dhe ishte përhapur në kocka.
“Unë nuk dua të vdes,” tha ajo për People në atë kohë.
Një muaj më vonë, Doherty zbuloi se mësoi se ish-bashkëshorti i saj, Kurt Iswarienko, e kishte tradhtuar për dy vjet, vetëm disa orë para se t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr një tumor në tru, të cilin ajo e quajti Bob.
bal