Një foshnjë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së premtes në Mitrovicë, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, raporton KosovaPress.
Sipas raportit të policisë, dje babai i foshnjës ka raportuar se kishte gjetur fëmijën e tij pa shenja jete.
Në vendngjarje ka dalë ekipi, i cili e ka konstatuar vdekjen e foshnjës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore.
“Mitrovicë 28.08.2026 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se kishte vërejtur pa shenja jete foshnjën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, thuhet në raportin e policisë.
Rezultatet e autopsisë do të përcaktojnë shkakun e vdekjes, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
