Aktori i njohur shqiptar Vedat Bajrami feston sot ditëlindjen e tij të 46-të.
Këtë ditë të veçantë ai ka zgjedhur ta kalojë në mënyrë private, i rrethuar nga njerëzit e tij më të shtrenjtë.
I njohur për publikun si një ndër aktorët më të dashur të humorit, Vedati ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme përmes grupit ikonik “Stupcat”. Rolet e tij të shumta ndër vite kanë shoqëruar dhe argëtuar breza të tërë, duke u kthyer në personazhe mjaft popullore në ekranet tona.
Përtej angazhimeve profesionale, ai ka ndarë me ndjekësit një moment të ngrohtë familjar. Si rrallëherë, aktori është shfaqur krah bashkëshortes, Allmirës, dhe dy vajzave të tyre në ditën e ditëlindjes së tij.
Me këtë rast, bashkëshortja e tij ka ndarë një urim ku shkruan:
“Sot festojmë ditëlindjen e njeriut tonë që mbush jetën tonë me dashuri, kujdes dhe lumturi. Faleminderit që je një bashkëshort i mrekullueshëm dhe babai më i mirë për vajzat tona. Të urojmë shëndet, gëzim, suksese dhe çdo të mirë që zemra jote dëshiron.”
Urime edhe nga ne!
