Lajme

Veliaj shqetësim për lajmet që e implikojnë tek Inceneratori i Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pasi SPAK vendosi nën sekuestro Inceneratorin e Tiranës, me argumentet se kishte zbuluar pronarët e vërtetë të kësaj vepre.

Veliaj thotë në reagimin e tij se sekuestrimi është mëse i mirëpritur, në rrugën për zbardhjen e veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik.

Kryebashkiaku Veliaj gjithashtu thumbon disa media pranë “Non-Gratave”, që sipas tij kanë spekuluar me këtë lajm.