Lajme

“Vëllai e përjetoi keq humbjen e babait”, flet motra e 16-vjeçarit që dhunoi mësuesen

Motra e 16-vjeçarit, që goditi me karrige një mësuese në Lezhë ka treguar momentin kur ndodhi zënka.

Në një bisedë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, ajo tha se mësuesja i ka folur rëndë, duke i përmendur edhe babanë e ndjerë.

Vajza rrëfeu se 16 vjeçari e ka përjtuar shumë keq vdekjen e të atit dhe se prej 3 vitesh janë nën kujdestarinë e xhaxhait të tyre.

“Mësuesja i bërtiti duke i thënë se do e mbash mend. Vëllai e ka vuajtur dhe e vuan shumë humbjen e babait. Ne jemi në kujdestarinë e xhaxhait. Ka qenë 13 vjeç kur babai humbi jetën. Sot ishte paralajmëruar protestë, por nuk u zhvillua. Nuk na lejuan ta zhvillonim protestën”, tha ajo.

Ndërkohë,  xhaxhai i adoleshentit bëri me dije se ka nënshkruar një deklaratë me bashkëshortin e mësueses dhe janë pajtuar.

“Isha te drejtoria e shkollës. Djali është ndër fëmijët më të rregullt të shkollës. E ka nga acarimi i të atit që i ka vdekur. Ngjarja ka ndodhur kështu. Ajo mësuesja si fëmijët ka kenë duke qesh me njëri-tjetrin. Fillimisht e ka pas me dikë tjetër. Pastaj është kthyer tek djali i vëllait dhe i ka thënë se do të të ngel në klasë dhe do të vë 4.

I ka thënë ça është ajo familje që të ka sjellë në jetë ty. Kemi edhe kamera të vajzës që e ka kapur për flokësh. Po deshe të sjell edhe opinionin e klasës. Dje me burrin e asaj kemi bërë një deklaratë dhe jemi pajtuar me të. I ka thënë për shpirtin e babait dhe tëndin”, tha ai.