I ftuar në “Big Brother Radio” nëpërmjet një lidhjeje telefonike vëllai i Jul Dedës, Mario, ka treguar më shumë detaje në lidhje me lojën që aktori po bën brenda shtëpisë së BBV.
I pyetur se si e kanë parë debatin e Julit me Eglën familjarët e Julit nga jashtë, Mario tha:
“Ne familjarët e përjetojmë pak, bëhemi emocional por megjithatë Juli ia doli mos ta prishë gojën si i thonë. Kemi folur edhe më herët që kur ka ndodhur debati atë natë. Sigurisht njerëzit ofendohen. Shiko fjala nuk është se po bën ndonjë gjë por në fund të fundit ne këtu mbahemi tek fjalët. Sidomos kur janë njerëz të të njëjtit komunitet me Julin, kjo ishte pak e çuditshme por jo se po na mbetet hatri. Nuk do na ngelë hatri për të tilla raste.”
I pyetur nëse mendon se Egla po aktron dhe duke qenë se po i del nga kontrolli në lidhje me këtë temë duhet të luajë tani me kartën e moralit apo në fakt është vërtetë me probleme të cilat as ajo vetë nuk di t’i ndajë, ai tha:
“Tani unë pak e njoh Eglën dhe për aq sa e njoh di të jap një vlerësim mbi këtë gjë por nuk dua të flas fare për të. Egla atë punë ka pasur edhe në punë, mbase e ka edhe në shtëpi, patjetër që e ka edhe në teatër, e ka pasur edhe në institucionin kur unë kam punuar me të.”
lokimagazine