ShowBizzz

“Vëllai i Madh” e sfidon Edonën, gjatë fundjavës ajo duhet t’u dhurojë komplimente Albës e Blerandos

Pas përplasjes dhe shprehjeve jo të hijshme të Edonës karshi banorëve të tjerë, posaçërisht ndaj Albës dhe Blerandos, në Big Brother VIP Kosova, “Vëllai i Madh” i ka dhënë një sfidë interesante asaj.

Kësisoj, gjatë tërë fundjavës, Edona do të duhet që Blerandos dhe Albës t’i jap vetëm komplimente.

E nisur nga karakteri interesant e unik i Edonës, pritet që ajo të sjellë një sërë situatash qesharake.