ShowBizzz

Vëllai i saj i ndjerë? Sara Gjordeni: ‘Që prej ditës kur jam shtatzënë më ndjekin flutura të bardha`…

 

Ish-banorja e “BBV” Sara Gjordeni dhe reperi Bardhi Idrizi do të bëhen prindër shpejt prinder te nje vajze. Ish miss-i ndau me ndjekësit e saj në Instagram një postim, duke treguar se pas ditës kur ka ngelur shtatzënë fluturat e bardha po e ndjekun atë në çdo vend. Sara beson se përmes këtyre fluturave vjen vëllai i saj i ndjerë, i cili sipas saj po kujdeset për të dhe mbesën e tij.“Që prej ditës që jam shtatzënë më ndjekin fluturat e bardha kudo. I shohim në mure, rroba, brenda në makinë… Zemra më thotë se është vëllai im i cili vjen të më kujtojmë se e ruan ende motrën e vogël dhe mbesën e tij”- shkruan Sara.

Vëllai i saj i ndjerë? Sara Gjordeni: 'Që prej ditës

 

Disa muaj me pare, Sara foli në “Ftesë në 5”, për të kaluarën dhe për vështirësitë që ka hasur gjatë jetës. Ish-konkurrentja u shpreh e indinjuar për ‘meme-t’ në rrjet për foton e saj me Meritonin dhe Bardhin para se të dilte nga shtëpia. Sara tha se mungesa e babait si dhe humbja e dy vëllezërve, ka bërë që të jetë më e afër me djemtë se sa me vajzat, ndërsa afrimiteti me Meritonin nuk duhej të ishte keqkuptuar. “Unë nuk kam qenë fëmijë i vetëm. Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Mbase prandaj më kanë djegur shpirtin me historinë e Meritonit. I shihja të dy shumë të afërt për mua. Prandaj shkoj më shumë te meshkujt për të gjetur diçka që më ka munguar gjatë jetës. Nuk ka filozofi dashnori dhe i dashuri”, u shpreh ajo.



bal