Lajme

“Vëllai yt ka futur njerëz të më vrasin”, plas sherri në studio, gruaja dëbon burrin nga shtëpia

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, Ëngjëllushja ka sjellë në një përplasje me tone tejet të ashpra bashkëshortin e saj, Haskon.

Ajo e ka nxjerrë nga shtëpia dhe shprehet se nuk dëshiron që ta shikojë më dhe të mos ketë më asnjë raport me të.

Shkak për sherrin mes çiftit sipas Ëngjëllushes është bërë fakti se Hasko i ka falur pronat vëllait të vet, teksa ky i fundit ka futur dy qiraxhinj të cilët sipas saj i kërcënojnë me jetë.

Hasko: Ti nuk arrin dot të më nxjerrësh mua nga shtëpia. Ti nuk arrin dot që të më nxjerrësh mua përjashta, sepse unë vëllait nuk i kam dhënë asnjë gjë.

Ëngjellushja: Unë nuk kam firmosur asnjë gjë, as kam dhuruar gjë.

See also  Ndjekje si në filma në Durrës/ Policia rrethon “ML”-në e zezë, një i ri arratiset mes trafikutEni Çobani: A je ndarë nga zonja, se thotë kjo që e kam ndarë, kërkon urdhër-mbrojtje?

Hasko: Nuk më pranon kjo mua. Unë tani po rri në një shtëpi tjetër. Kam një baxho dhe po rri atje.

Ëngjellushja: Andej të rrish, të të hanë qentë e rrugës. Unë dua urdhër-mbrojtje dhe atë njeri nuk e dua më në shtëpi. Vëllai i tij ka futur babë e bir, Selim e Sokol Bushi në shtëpi dhe më ka kërcënuar me jetë. Unë i kam fituar gjyqet të gjitha dhe ai vjen dhe më kërcënon me fëmijët e mi.

Hasko: Unë as të kam kërcënuar, e as të kam bërë. Unë në shtëpi do rri, nuk rri më atje.

Ëngjellushja: Selim Bushi me Sokol Bushin, kryerrugaçi dhe drogaxhiu, që i fut vëllai i këtij për të më vrarë dhe për të më kërcënuar.

See also  “Ti i degjeneruar je o burrë”, plas sherri në BBV, Mali i hedh ujë në fytyrë Rogertit: He, gjuajEni Çobani: Zonja Ëngjëllushe, acarimi juaj nga se vjen?

Ëngjellushja: Acarimi im vjen që në momentin, që Selim dhe Sokol Bushi vijnë dhe më prishin shtëpinë.

Hasko: Erdhi Selimi sepse i kishte dhënë një dokument vëllai, sikur do i jepte një dokument me qira, unë nuk e pranova Selimin.

Ëngjellushja: Ai qen i ka humbur të treja seancat gjyqësore, ne edhe rekursin e Tiranës e kemi të fituar, por ka xhep, ka buxhet, ka edhe rrugeçër, ka edhe mafiozë që fut të më vrasin familjen time. Nuk dua ta shikoj me sy sepse vëllai i tij është vrasës.

/tvklan.al

Të Ngjashme