Lajme

Vëllezërit në Lushnje zihen për pronën, qëllojnë njëri-tjetrin me armë dhe sëpatë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Qukas i Vjetër, Lushnjë ku janë konfliktuar dy vëllezër.

Bëhet me dije se vëllezërit kanë debatuar për motive pronësie, debat që më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës. Në debat e sipër njëri nga vëllezërit ka qëlluar me armë zjarri të vëllanë, ashtu i plagosur, ky i fundit i është kthyer duke e qëlluar me sëpatë.

Policia sqaron se rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo