Lajme

VENDIMI/ SPAK tha se është në pronësi të Belinda Ballukut, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për vilën në Dhërmi! E regjistruar në emër të Igli Tares

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sekuestros për vilën në Dhërmi, për të cilën SPAK dyshon dhe deklaroi se është pronë e ish-zv/kryeministres së pandehur Belinda Balluku.

Javë më parë Prokuroria njoftoi se kishte zbuluar gjatë hetimeve me metoda speciale, dokumente dhe dëshmi, se vila ishte një pasuri e zyrtares së lartë socialiste, por e regjistruar në emër të ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Ky i fundit kishte bërë ankimimin pasi prona figuron në emër të tij, por Apeli e ka rrëzuar.

See also  Futbollisti shqiptar “xhindos” turqit: Mjaft! Nëse do të ishte pjesë e klubeve të StambollitPër këtë çështje, SPAK nisi hetimet dhe i mori të dy nën akuzë, teksa ndaj ballukut u ngrit një vepër penale shtesë përveç fraksionit për tunelin e Llogarasë dhe 11 tenderët.

Vendimi i Apelit të GJKKO:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më datë 30.06.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 24 akti, datë 18.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.T:

See also  Ermali i UKV la vlonjatët 5 ditë pa u larë, me paratë e tyre i mori fuoristradë Gon Papulit“Ankim kundër vendimit Nr. 412, datë 03.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë e paluajtshme” dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 412, datë 03.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, më datë 30.06.2026”.

Të Ngjashme