ShowBizzz

Veprim i papritur! Jennifer Lopez anulon turneun e verës

Artistja e njohur Jennifer Lopez ka anuluar turneun e saj “THIS IS ME…LIVE”.

Përfaqësuesit e ‘Live Nation’ shpjeguan se JLo do të “merrte pushim për të qenë me fëmijët, familjen dhe miqtë e saj të ngushtë”.

“Unë jam plotësisht e mërzitur dhe e shkatërruar që ju zhgënjej”, shkroi Lopez duke vijuar: Ju lutem, dijeni që nuk do ta bëja këtë nëse nuk do ta ndieja se ishte absolutisht e nevojshme. Ju premtoj se do ta kompensoj dhe do të jemi përsëri të gjithë bashkë. Ju dua shumë të gjithëve. Deri herën tjetër. ..”

Lajmi për anulimin e turneut të saj vjen pasi Lopez dhe bashkëshorti Ben Affleck përballen me spekulime për ndarje.

Turneu ” This Is Me… Live” fillimisht ishte caktuar të nisë më 26 qershor në Orlando dhe të zgjaste deri më 31 gusht në Hjuston. Biletat e blera përmes Ticketmaster do të rimbursohen automatikisht.

Pas publikimit të albumit, Lopez publikoi dy filma shoqërues: ‘This Is Me…Now A Love Story dhe një dokumentar ‘The Greatest Love Story Never Told’, i cili festoi rikthimin e saj në muzikë dhe ribashkimin me bashkëshortin Ben Affleck.