Aktorja Eva Alikaj ka qenë e ftuar te “Rudina” në Tv Klan dhe ka habitur teleshikueset teksa është shprehur se komedinë “Pallati176” ka arritur ta shohë komedinë e plotë vetëm pak ditë më parë.
“Të të tregoj edhe një sekret tjetër? jo sekret, por është herë e parë e thënë. Para se të vija këtu, më rregulloi djali YouTube-n dhe ishte “Pallati 176”.
Unë s’e kam parë me thënë të drejtën sepse ne nuk i shohim, kur bëhet, del nga ne dhe kaq. R kam parë fragmente-fragmente, dhe më në fund e pashë të gjithën”, tha ajo.
Më tej Eva vlerësoi gjithashtu performancën e të gjithë kastit të “Pallatit 176”. Sa i përket realizimit të rolit të saj, aktorja tha se veç batutës “po ju të dy që jeni fejuar?”, që mendon se mund të ishte realizuar më mirë, është shumë e kënaqur me çfarë ka arritur.
bal