ShowBizzz

Vesa e pranon publikisht: Jam tradhëtuar prej dikujt!

E ftuar në spektaklin e sotëm të “Muzikë Kur Dëgjoj” ka qenë ish-banorja e “BBV3”, Vesa Smolica, rrugëtimi i së cilës mbaroi kohë përpara finales.

Ditën e sotme ajo është vënë përballë disa pyetjeve disi “të sikletshme” për të, të tilla si: A je tradhëtuar ndonjëherë?

Por për këtë Vesa e ka një përgjigje. Ajo është shprehur se është tradhëtuar prej dikujt, e ka parë me një femër tjetër dhe në fund rrugët e tyre janë ndarë.

“Unë jam goxha e rritur në moshë dhe normalisht eksperienca bën të vetën dhe e kemi provuar dhe shijen e tradhëtisë.” – u shpreh Vesa.