ShowBizzz

Vesa nuk i ndahet Romeos, i dërgon mesazh: Më ka marrë malli… (Si reagoi Heidi)

Teksa produksioni ka bërë të mundur që çifti i cili ndodhet në suitë të lexojë mesazhe të ardhura për ta nëpërmjet ‘Big Love’, dyshja ka marrë mesazhe nga më të ndryshmet prej shokëve, familjarëve, fansave të tyre etj.

Një mesazh vetëm për Romeon ka ardhur dhe nga një ish-banore e këtij formati.

Bëhet fjalë për Vesën, me të cilën Romeo kishte një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë. Por Vesa nuk e ndalur urrejtjen e saj ndaj Heidit, ndërsa as në mesazh s’e ka përmendur.

Nëpërmjet ‘Big Love’, Vesa shkruan: Romeo, ‘Më prit’ që krijuam në shtëpi, vjen së shpejti. Uroj të të pëlqej, miss you (më mungon), të përqafoj fortë xhan!

“Vesë, love you shpirti, më ka marrë malli, më fal që nuk të takova më shumë në studio. Shumë faleminderit shpirti, mezi po e pres. Nuk e diskutoj që ka për të dalë shumë e bukur. Faleminderit shumë të përqafoj fortë, të dua fortë lali, faleminderit zemra, nxirre pa dalë unë që këtu të lutem”, u shpreh Romeo i përlotur, teksa krahë tij qëndron Heidi duke shijuar pijen që ka në gotën që mban në dorë!