E ftuar në emisionin ‘Natën me Aulonën’, ish-banorja e BBV3, e pyetur në lidhje me marrëdhënien e Heidit me Romeon, shpreh dyshimet e saj për ndjenjat e Heidit karshi Romeos.
Vazhdon të mendosh që është hipokrite në lidhje me Romeon?
Nuk mendoj se është Hipokrite, thjesht nuk kam besuar kurrë në ndjenjat e saj ndaj Romeos.
Gjithashtu, shtoi se Romeo është më shumë i dhënë ndaj Heidit, megjithatë ajo shprehu mosdëshirë për të folur më tej për këtë temë, duke i uruar më të mirën.
E kam thënë edhe në intervista të tjera, uroj që edhe pas Big Brotherit të ketë vazhdimësi romanca e tyre, edhe pse jo me i kënduar në një dasëm të vërtetë. Unë do t’i këndoja edhe pa para. E dua shumë dashurinë dhe uroj të vazhdojë.