ShowBizzz

Vesa Smolica: ‘Pse nuk u pa se Romeo mund të ketë ndjenja për mua?’

Gjatë qëndrimit në ‘Big Brother VIP’, Vesa Smolica pati një raport të ngushtë me Romeo Veshajn.

Pati aludime se këngëtarja kishte pëlqim ndaj tij, dnonëse vetë ajo nuk e shprehu asnjëherë diçka të tillë.

Në një intervistë të fundit me ‘Artistët shqiptarë’ Vesa ka folur mbi raportin e tyre, duke ngritur pyetjen se edhe Romeo mund të ketë patur ndjenja për të.

“Pse nuk u pa se ai ka mundur të ketë ndjenja për mua? Pse gjithmonë vajza ‘e ha’ në këtë raport? E presim edhe Romeon dhe mund ta pyesin. Romeo ka qenë ai që më ka qëndruar afër gjatë gjithë kohës edhe kur më ka ardhur ndonjë surprizë, edhe kur dola ishte i pari që më përqafoi.”