Ish-banorja e Big Brother VIP, Vesa Smolica ka rrëfyer se është tradhtuar nga i dashuri.
Gjatë rubrikës “Muzikë kur këndoj” në “E Diell”, ajo tha se e ka parë ish-partnerin e saj me një vajzë tjetër.
Pas kësaj situate, Vesa Smolica tha se është ndarë, ndërkohë këngën më të fundit e ka dedikim për të.
Nevina Shtylla: Je tradhtuar ndonjëherë ti?
Vesa Smolica: Sigurisht që po, nuk është një gjë e re për vazjat dhe djemtë që janë në lidhje. Unë jam e rritur në moshë dhe eksperienca bën të vetën, e kam provuar edhe shijen e tradhtisë.
Ervin Kurti: Po si e more vesh?
Vesa Smolica: Unë nuk jam tip që hulumtoj por vetëm më vijnë lajmet në dorë. E kam parë vetë. Më pas u ndamë në mënyrë shoqërore. Këto këngë që dëgjoni i kam dedikim./TCH
ks