ShowBizzz

Vesa Vllasaliu thotë se një polic i ka shkruar privatisht dhe ka flirtuar me të pasi i kanë ndihmuar me një çështje

Modelja dhe influencuesja nga Gjilani, Vesa Vllasaliu, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Shok Podcast”.

Ajo ka folur për jetën dhe karrierën e saj në përgjithësi, me fokus të veçantë eksperiencën e saj të fundit në Big Brother VIP Kosova.

Gjatë bisedës, ajo u përball me një pyetje të pazakontë nga moderatori Fis Juniku, i cili e pyeti nëse kishte pasur ndonjë rast kur pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë flirtuar me të.

Dhe bukuroshja befasoi me përgjigjen, teksa tregoi se ka pasur një rast kur një polic i kishte shkruar privatisht, pasi i kishte ndihmuar me një çështje.

“Më ka rastisur që ta thërras shpesh policinë së fundmi për shkak të fqinjit që ma ka zënë parkingun. Edhe e kam thirr policinë, dhe njëri prej tyre më ka shkruar pastaj më vonë duke më pyetur ‘A po e parkon sërish fqinji veturën’”, tregoi Vesa.

Tutje, Vllasaliu tha se ka pasur raste që Njësia Speciale e kanë ngacmuar me drita gjatë vozitjes, duke bërë që ajo të ndalojë për të pyetur se çfarë ka.

Vesa ka qenë shumë e përfolur gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku kishte rrëfyer historinë e ndarjes nga ish-i fejuari i saj, futbollisti i njohur Mërgim Berisha – ku e kishte akuzuar për tradhti bashkë me shoqen e saj.